Sektori i blegtorisë nuk e ndryshon trendin e shifrave negative as për vitin 2025. Të dhënat e fundit nga INSTAT tregojnë se numri i gjësë së gjallë në vitin që lamë pas shënoi një rënie me -TAB1 3.8% në krahasim me vitin 2024, ku rënie më të madhe kanë pësuar numri i bagëtive të imta, të cilat mbeten kategoria më problematike, pasi numri i përgjithshëm i të leshtave në vitin 2025 ka rënë me TAB2 0,9%, nga 1.177 mijë në 1.166 mijë krerë, krahasuar me 2024.
Në vitin 2025 janë regjistruar 570 mijë krerë të dhirta, me një rënie prej 7,4%, krahasuar me një vit më parë, 615 mijë.
Kurse numri i gjedhëve, pas një periudhe të gjatë rënieje, duket se shifrat po ndryshojnë pozitivisht. TAB3 Numri i krerëve u rrit nga 272 mijë në 275 mijë gjatë vitit 2025, duke shënuar një shtim prej 3 mijë krerësh ose 1% në vitin e kaluar.
Ndërsa tkurrja më e madhe është parë tek zvogëlimi i fermave që mbarështojnë dosa, duke pësuar një rënie prej TAB4 28% në një vit, nga 104 mijë krerë në vitin 2024, në 2025 u raportuan vetëm 75 mijë krerë.
Ndërsa popullsia e shpendëve vijoi gjithashtu trendin rënës, duke zbritur nga TAB5 6.992 mijë krerë në 2024 në 6.953 mijë krerë në 2025, me tkurrje 1%.
E ndërsa po braktiset blegtoria, numri i familjeve me koshere bletësh vazhdon të jetë në rritje, ku në 12 muaj vendit tonë iu shtuan TAB6 58.000 koshere bletësh, duke arritur në 645 mijë.
Por edhe punët e tokës nuk janë në ditët më të mira. Braktisja e fshatit bëri që bujqësia në 2025 të kontribuojë më pak në ekonominë shqiptare, duke shënuar një rënie prej -0.3%. Në këtë bilanc negativ ka ndikuar zvogëlimi i serave. Prodhimi në serra përfaqëson 22,1% të perimeve gjithsej, por me një rënie nga viti i kaluar prej 0,9%.
Gjithashtu edhe fushat e “bukës” po kultivohen më pak me drithëra. Prodhimi i grurit shënoi rënie me 10,1%.
Por zëri që ka pësuar ndryshime pozitive janë prodhimet e fushës, ku perimet e njoma përbëjnë 65,8% të prodhimit total, duke shënuar një rritje prej 1,07% krahasuar me vitin e kaluar. Vlerat negative shfaqen tek pemët drufrutore dhe ulliri.