Kroacisë e Kolumbisë i mjafton një gol: Budimir rrëzon Panamanë, Munoz thyen Kongon

Kroacia siguron fitoren e parë në Botërorin 2026, duke mposhtur Panamanë 1-0 në një ndeshje të vlefshme për javën e dytë të grupit L. Vendosi një gol i Budimir në minutën e 54-t. Modric dhe shokët e tij, falë këtij rezultati, ngjiten në kuotën e 3 pikëve, ndërsa Panama mbetet me 0 pikë dhe eliminohet nga kompeticioni.

 

I njëjti rezultat edhe në ndeshjen tjetër të natës italiane. Një gol i Daniel Muñoz në minutën e 76-të i mjafton Kolumbisë për të mposhtur 1-0 Republikën Demokratike të Kongos në grupin K. Amerikano-jugorët ngjiten në kuotën e 6 pikëve dhe kualifikohen në fazën e 1/16-ve, ndërsa përfaqësuesja afrikane mbetet në kuotën e 1 pike.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top