Në një kohë kur sot protesta qytetare hyn në ditë e saj të 25-të, kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e PS drejtuesit politikë në qarqe dhe ministrat e kabinetit.
Gjatë takimit, kreu i qeverisë është ndalur në vlerësimin e situatës së krijuar nga protestat, duke e cilësuar atë si një “luftë digjitale”.
Rama mësohet të ketë kërkuar që të gjithë drejtuesit të zbresin në terren dhe të zhvillojnë takime me qytetarët, me qëllim dëgjimin e shqetësimeve reale të tyre, pavarësisht bindjeve politike.