“Buzëqeshja e ëmbël mund të bëhet e hidhur”, Rama kërcënon kryebashkiakët

Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar kryetarët e bashkive, duke ju thënë se ka marrë ankesa nga qytetarë, disa prej tyre lënë detyrën dhe komunitetin për të ardhur në Tiranë. Ankesat kryesisht janë në zonën juglindore të vendit, konkretisht në aksin Tiranë-Korçë.

Gjatë një aktiviteti për modernizimin e infrastrukturës së komunikimeve elektronike në territorin e bashkive, Rama paralajmëroi se nëse situata vijon, në të ardhmen do të bëjë publikë edhe emrat e kryebashkiakëve. Teksa përjashtoi kryebashkiakun e Korçës, kryeministri i kërcënoi duke thene se “buzëqeshja e ëmbël të mos kthehet në një buzëqeshje të hidhur”.

“Po e mbyll me një vërejtje për disa nga kryetarët e bashkive, nuk dua ti përmend me emra. Janë bërë pak problem për komunitetin, pasi nuk qëndrojnë në komunitet gjatë gjithë javës, por vijnë në Tiranë edhe në ditët kur duhet të jenë në krye të detyrës atje. Kjo praktike duhet të marrë fund. Nuk janë të gjithë, por janë disa. Ndërkohë shembulli i ministrit aktual të pushtetit vendor, që vjen nga një eksperiencë shërbimi jashtë Tiranës, edhe pse shtëpinë e ka në Tiranë është një shembull që duhet ta kenë parasysh disa kryetarë që sot nuk dua ti përmend me emra, por herën tjetër do të duhet ti përmend me emër dhe publikisht. Që lënë komunitetin dhe detyrën përpara sesa në fakt të vijë ai që është momenti zyrtar i pushimit që edhe aty ha diskutim kjo punë dhe vijnë në Tiranë. Kjo nuk është e jusitifikueshme dhe nuk është e pranueshme. Besoj që kam të gjithë mirëkuptimin tuaj për ta adresuar një orë e më parë këtë shqetësim, i cili është një shqetësim që më ka ardhur në mënyrë të përsëritur nga disa prej komuniteteve tuaja, kryesisht në juglindje të vendit, në aksin Tiranë-Korçë. Nuk flas për ata të ish PD se ata mund të rrinë në shtëpi gjithë kohës se si janë si nuk janë, prapë ata janë. Por flas për të zgjedhurit e PS në aksin Tiranë-Korcë. Nuk e kam për Sotiraqin dhe as për ministrin. Për ta mbyllur me një buzëqeshje të ëmbël dhe mos kthehet në një buzëqeshje të hidhur për asnjërin”, deklaroi kryeministri Rama.

Kujtojmë që prej gati një muaj mijëra qytetarë mblidhen çdo ditë në Tiranë për të protestuar dhe për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top