Gjyqi i themelit për Metën dhe Kryemadhin/ Nuk pranon kontrollin e çantës, avokati i ish-deputetes mbetet jashtë sallës së gjyqit

Sot mbahet gjyqi i themelit për ish-presidentin Ilir Meta dhe ish-deputeten Monika Kryemadhi. Sipas informacioneve thuhet, se avokati i Kryemadhit nuk ka hyrë ende në sallë. Sipas ish-deputetes, Redi Llanaj, ashtu si në seancën e shkuar, nuk lejohet të hyjë pasi nuk pranon t’i kontrollohet çanta nga punonjësit e sigurisë. Avokati Kujtim Cakrani: Luftën politike nuk mund ta materializosh në akuzë, pa sjellë një fakt apo një dokument. Pse nuk është bërë një analizë financiare ndaj Metës në atë periudhë në 2009.

Akuza për korrupsion për CEZ-DIA nuk qëndron. Mesazhi “deri nesër më duhen 200”, nuk gjendet në dosje fare. Është cenuar rëndë Kushtetuta, nëse do vendosësh nën përgjim një deputet të Republikës duhet vendim. Në 2009 Meta nuk ka pasur funksion publik. Prokuroria me veprimet dhe mosveprimet e saj, një mesazh ku është përgjuar një deputet pa vendim gjykate, organi i procedurës ma sjell këtu, mendoj se është shkelje ligji. Jemi të pafajshëm sa i përket çështjes së CEZ-DIA.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top