Tensione në familjen Beckham: Brooklyn i zemëruar me David dhe Victoria

Brooklyn Beckham thuhet se është irrituar nga prindërit e tij, David dhe Victoria Beckham, pasi ata e përfshinë në postimet e tyre në rrjetet sociale për Ditën e Babait, mes tensioneve që vazhdojnë brenda familjes.

Sipas mediave britanike, David dhe Victoria u përpoqën të bënin një gjest pajtimi ndaj djalit të tyre të madh, duke publikuar fotografi të vjetra familjare ku shfaqej edhe Brooklyn. Victoria ndau një foto me të katër fëmijët e saj – Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper – ndërsa David publikoi disa imazhe nostalgjike me secilin prej fëmijëve.

Megjithatë, burime pranë Brooklyn pretendojnë se ai nuk e ka pritur mirë këtë veprim. Sipas The Sun, 27-vjeçari është “jashtëzakonisht i zemëruar”, pasi më herët u kishte kërkuar prindërve të mos e përfshinin apo etiketonin në postimet e tyre publike.

“Ai dëshiron të lihet i qetë. Çdo postim i tillë e rikthen sërish në qendër të vëmendjes konfliktin familjar,” ka deklaruar një burim për median britanike.

Në postimin e saj, Victoria e quajti Davidin “babain më të mirë”, duke shkruar se arritja e tij më e madhe janë fëmijët e tyre. Nga ana tjetër, ish-futbollisti falënderoi bashkëshorten për familjen që kanë krijuar së bashku.

Marrëdhëniet mes Brooklyn dhe familjes Beckham janë përfolur prej muajsh. Konflikti thuhet se është përshkallëzuar pas deklaratave publike të Brooklyn dhe bashkëshortes së tij, Nicola Peltz, të cilët kanë akuzuar familjen Beckham për ndërhyrje në jetën e tyre private.

Së fundmi, pati edhe raportime se motra e tij, Harper, kishte tentuar ta takonte në Los Angeles, por përfaqësuesit e Brooklyn dhe Nicola-s pretenduan se e gjithë situata ishte organizuar për vëmendje mediatike.

Ndërkohë, burime pranë familjes Beckham thonë se situata vazhdon të jetë e vështirë për të gjithë dhe se Victoria është veçanërisht e prekur nga përçarja mes anëtarëve të familjes.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top