Një postim me nëntekst/ Çfarë po i thotë Shqipërisë Lea Ypi? (FOTO)

Ndërsa Shqipëria po vlon nga protestat e njëpasnjëshme dhe sidomos përpara godinës së Kryeministrisë, një reagim i koduar me sfond politik ka ardhur nga Londra, i cili ka tërhequr menjëherë vëmendjen e opinionit publik në Shqipëri.

Autorja e njohur shqiptare, Lea Ypi, ka zgjedhur rrjetet sociale për të përcjellë një mesazh të fortë, pikërisht në një kohë kur tubimet kundër qeverisë së Edi Ramës po njohin vetëm rritje.

Përmes një postimi në në Instagram, Ypi ka publikuar vargjet e famshme të shkrimtarit dhe dramaturgut të njohur gjerman, Bertolt Brecht, të titulluar “Në lavdi të revolucionarit” (Poezia në shqip në fund të artikullit).

“Në lavdi të revolucionarit”

Kur shfrytëzimi është në rritje,

Shumë njerëz dekurajohen,

Por guximi i tij rritet.

Ai e organizon luftën e tij

Për paga qesharake, për një filxhan çaj

Dhe për marrjen e pushtetit.

Ai e pyet pronën:

“Cila është origjina jote?”

Ai i pyet pikëpamjet:

“Në shërbim të kujt jeni?”

Kudo që ka heshtje,

Ai do të flasë.

Kudo që ka shtypje dhe flitet për fatin,

Ai do t’i quajë gjërat me emrat e tyre të vërtetë.

Kudo që ai ulet në tryezë,

Ulet edhe pakënaqësia.

Ushqimi duket i tmerrshëm

Dhe dhoma tepër e ngushtë.

Kudo që e dëbojnë,

Pas tij mbetet trazira,

Dhe në vendin ku ka qenë gjuetia ndaj tij,

Pakënaqësia vazhdon të jetojë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top