Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali iu përgjigj direkt sulmeve të koordinuara nga zyra e kryeministrit, të asaj që ajo e përshkruan si “monitorim digjital e operacional” dhe “kontroll algoritmik” nga ana e Edi Ramës.
Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali i drejtohet ndjekësve me një thirrje për të mos u ndikuar nga “sulmet banale”, “konspiracionet halucinante” dhe “gjuha e shthurur”, duke sugjeruar leximin e një poezie të poetes ruse Anna Ahmatova.
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, Rama sulmoi disa prej socialistëve që i kishin dalë kundër, duke i quajtur ‘lugëndryshkurit e familjes sonë të madhe politike’.
Ndërkohë, Spiropali prej kohësh ka bërë reagime kundër Ramës, ka dalë hapur pro protestave masive dhe i ka ftuar socialistët për një Marrëveshje të Re për Shqipërinë.