Ndryshime në kupolën drejtuese të Policisë (Emrat)

Lëvizje të reja në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit.

Pas përfundimit të konkurrimeve për drejtues qarku, janë zyrtarizuar emërime të reja në disa drejtori vendore të policisë.

– Drejtues Ardrit Elmazi, pasi është shpallur fitues në konkurrimin për Drejtor Qarku, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

– Drejtues Dashamir Spaho, pasi është shpallur fitues në konkurrimin për Drejtor Qarku, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

– Drejtues i Parë Xhevahir Karaj, pasi është shpallur fitues në konkurrimin për Drejtor Qarku, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër.

– Drejtues Armir Gjikolaj, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, pasi ka dhënë dorëheqjen nga detyra, me kërkesë të tij, emërohet në detyrën Drejtor i Qendrës së Mbyllur të të Huajve.

– Kryekomisar Idris Daulle emërohet në detyrën Zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

– Kryekomisar Erion Duma emërohet në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

– Komisar Klodjan Çeka emërohet në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

– Komisar Sokol Myrta emërohet në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Mirditë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top