Maturantët zhvillojnë sot testin e fundit të Maturës Shtetërore 2026, atë të lëndës me zgjedhje. Rezultatet do të shërbejnë për aplikimet dhe pranimin në universitet. Sezoni i provimeve nisi më 2 qershor me Gjuhën e Huaj, vijoi me Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë më 9 qershor dhe me Matematikën më 16 qershor.
29 maturantë janë përjashtuar nga provimet e deritanishme për shkelje të rregullores, duke humbur mundësinë për të vijuar maturën dhe për t’u regjistruar në universitet këtë vit.