Tensione në Kuvend, Peleshi ndërpret seancën për 15 minuta

Pas pushimit të dhënë për shkak të tensioneve në sallë, situata në Kuvend ka vijuar sërish e tensionuar, ku këtë herë deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar foltoren, duke penguar zhvillimin normal të seancës. Për shkak të përplasjes, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka ndërprerë sërish punimet dhe ka dhënë 15 minuta pushim për qetësimin e situatës.

“Nuk e prishni seancën, të vijojmë procedurën. Nuk e shpërndani ju fjalën. Në zbatim të rregullores së pari duhet të uleni dhe foltorja nuk bllokohet. Nuk merret fjala me dhunë. Ju dhashë 5 minuta pushim për qetësim, për meditim. Mos më tregoni mua me gisht”, u shpreh Peleshi në sallë

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top