Mesazhi i Koçekut se u kërcënua nga Bajrat, Gogu: Institucionet të zbatojnë urgjentisht detyrën!

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka komentuar për herë të parë deklaratat e deputetes, Marjana Koçeku, për grupin e Bajrajve, për të cilët la të kuptohej se e kishin kërcënuar. Jashtë Kuvendit, Gogu tha se ky nuk është lajm politik, por i takon shtetit të së drejtës, duke theksuar se institucionet duhet të zbatojnë urgjentisht detyrën.

“Kur një qytetar, aq më tepër një deputet, sinjalizon për kërcënim, ky nuk është lajm politik, është lajm që i takon shtetit të së drejtës, jam i bindur që institucionet të ngarkuara me ligj duhet të zbatojnë urgjentisht detyrën.

Asnjë qytetar nuk mundet të jetojë nën fuqinë e kërcënimit, por kjo është një punë për organet hetimore dhe organet ligjzbatuese, si Policia e Shtetit, si SPAK. Shpreh solidaritet ndaj çdo shqiptari dhe jo më ndaj një deputeti. Kur një koleg deputet shpreh të tilla shqetësime do të thotë që është cenuar institucioni si kuvendi.

Është rast që meriton vëmendjen e plotë shtetërore për tu hetuar si një rast”, tha Gogu.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top