Parlamenti Europian kërkoi ndalimin e ndërtimeve, protestuesit marshojnë sërish kundër projektit në Zvërnec

Protesta e 18-të kundër projektit turistik në Zvërnec solli mbrëmjen e djeshme një tjetër formë simbolike reagimi para Kryeministrisë. Flamingove prej kartoni, që prej ditësh janë kthyer në simbol të tubimeve, iu bashkuan edhe disa dhi të sjella nga Kelmendi, të shoqëruara me pankarta në mbrojtje të mjedisit dhe zonave të mbrojtura. “Ndaloni ekocidin” dhe “Erdhëm të mbrojmë malet para se të na i marrë qeveria” ishin disa nga mesazhet që shoqëruan protestën kundër projektit turistik në Zvërnec.

Pas fjalimeve, protestuesit nisën marshimin në rrugët e Tiranës. Tubimi i djeshëm u zhvillua në të njëjtën ditë kur Parlamenti Europian miratoi një amendament në raportin për Shqipërinë, ku shprehet shqetësim serioz për zhvillimet në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë. Në tekstin e miratuar, Parlamenti Europian theksoi se zhvillimet në këtë zonë tregojnë pasojat e ndryshimeve ligjore të bëra për zonat e mbrojtura dhe rreziqet që ato krijojnë për territoret me vlera të rëndësishme ekologjike.

Eurodeputetët i kërkuan autoriteteve shqiptare të vendosin menjëherë një moratorium për procedurat e reja të lejeve, punimet e ndërtimit dhe ndërhyrjet zhvillimore në zonat e mbrojtura, derisa ligji të harmonizohet plotësisht me kërkesat e Bashkimit Europian. Parlamenti Europian theksoi gjithashtu se çdo projekt në këto zona duhet t’i nënshtrohet vlerësimeve të plota të ndikimit në mjedis dhe një procesi transparent konsultimi me komunitetet lokale, ekspertët dhe organizatat e shoqërisë civile.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top