Reagon avokati i Bajrave pas mesazhit të Marjana Koçekut: Deklaratat janë të pabazuara!

Pas mesazhit të fortë të publikuar nga deputetja e Shkodrës, Marjana Koçeku, e cila iu drejtua publikisht familjes Bajri duke paralajmëruar se nuk do të toleronte asnjë kërcënim ndaj familjarëve të saj, ka ardhur reagimi i përfaqësuesit ligjor të Bajrave, avokatit Sokol Tahiraj.

Në një deklaratë publike, Tahiraj i cilëson deklaratat e deputetes si të pabazuara dhe denigruese, duke theksuar se ato cenojnë dinjitetin dhe të drejtat themelore të personave që ai përfaqëson.

“Në një shtet të së drejtës, askush nuk mund të shpallet fajtor apo të etiketohet publikisht mbi bazën e deklaratave politike, perceptimeve personale apo insinuatave mediatike. Çdo pretendim për përgjegjësi penale duhet të mbështetet në prova dhe të vlerësohet vetëm nga organet kompetente të drejtësisë”, shprehet avokati Tahiraj.

Reagimi i tij vjen pasi Koçeku publikoi në rrjetet sociale një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj Bajrave të Shkodrës, ku shkruante: “Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”.

Deputetja nuk ka dhënë më shumë detaje mbi arsyet e këtij reagimi, por aty nënkuptohen kërcënimet ndaj familjes së saj.

Në qëndrimin e tij, avokati i Bajrave argumenton se përmendja e klientëve të tij në një kontekst kërcënues dhe stigmatizues bie ndesh me parimin e prezumimit të pafajësisë, të garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Për këto arsye, po shqyrtojmë me seriozitet të gjitha mjetet ligjore në dispozicion për mbrojtjen e interesave të klientëve tanë, përfshirë kallëzimet pranë organeve kompetente dhe ndjekjen e procedurave ligjore për çdo deklaratë që rezulton e pavërtetë, shpifëse apo cënuese të të drejtave të tyre”, deklaron Tahiraj.

Ai i bën thirrje gjithashtu deputetes Koçeku që, nëse disponon prova konkrete për pretendimet e saj, t’i paraqesë ato pranë institucioneve përgjegjëse sipas ligjit dhe jo përmes deklaratave publike apo rrjeteve sociale.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top