Protestat për rrëzimin e qeverisë Rama objekt diskutimi në PE, eurodeputetja holandeze: Paratë publike shkojnë për një grup të privilegjuar

Protestat e zhvilluara në Tiranë, por edhe në vende të ndryshe të botës, ku jetojnë dhe punojnë shqiptarë kanë marrë vëmendjen edhe të Parlamentit Evropian. Gjatë një diskutimi në Parlamentin Europian në Bruksel, eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg u ndal te situata në Shqipëri dhe te arsyet që, sipas saj, kanë nxjerrë qytetarët në rrugë.

Ajo thekson se kërkesat që shqiptarët i kanë nxjerrë në rrugë janë të qarta dhe me të drejtë pyesin se ku shkojnë paratë publike.

“Shqiptarët kanë dalë në rrugë dhe kërkesat e tyre janë të qarta. Sigurisht që ata duan zhvillim ekonomik, por jo me çdo kusht. Për sa kohë që nevojat bazë nuk plotësohen, si uji, shëndetësia dhe një pagë dinjitoze, ata kanë të drejtë të pyesin nëse burimet publike po shkojnë për qytetarët apo për një grup të privilegjuar” Po ashtu eurodeputetja holandeze bëri të ditur se në fund të muajit qershor do të vizitojë Shqipërinë për t’u njohur nga afër me situatën.

“Në fund të qershorit do të udhëtoj drejt Shqipërisë për të dëgjuar dhe për të gjetur ide që mund t’i marrim me vete, në mënyrë që të ndihmojmë,” u shpreh ajo.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top