Një komentator i TRT-së, transmetuesit turk që transmeton ndeshjet e Botërorit, shkaktoi bujë në rrjetet sociale gjatë natës pasi ngatërroi skuadrat gjatë ndeshjes Zelanda e Re-Iran. Për katër minutat e para, komentatori ngatërroi fanellat e dy përfaqësueseve. Në transmetim ai e quajti Zelandën e Re “Iran” dhe Iranin “Zelandë e Re”. TRT më pas publikoi një komunikatë me kërkesë faljeje dhe njoftoi largimin e komentatorit nga ekipi i transmetimit të Kupës së Botës. “Një gabim i papranueshëm sipas standardeve të transmetimit të TRT-së”, thuhej në komunikatë, e cila saktësonte gjithashtu se ishin nisur procedurat e nevojshme administrative dhe të inspektimit.
Gazetari në fjalë, Murat Ekrem Cimen, u largua kështu nga ekipi që merret me transmetimet e Botërorit në Shtetet e Bashkuara dhe do të caktohet në programe të tjera për pjesën e mbetur të turneut. TRT theksoi se një gabim i tillë nga një person me mbi 30 vite përvojë në fushën e transmetimeve sportive është i papranueshëm për transmetuesin. Ndërkohë, komentatori në fjalë, i cili për katër minuta ngatërroi skuadrat gjatë ndeshjes Iran-Zelandë e Re në Botëror, mbylli llogaritë e tij në rrjetet sociale pas reagimeve të shumta.
bir dünya kupası spikeri tam 4 dakika boyunca nasıl takımları karıştırabilir
ezbere maç anlatıyor
adamekrana Taremi gelince farketti beyazların İran olduğunu
her maç yeni bir rezillik izliyoruz sayenizde @trt @trtspor @trt1 pic.twitter.com/gmbvxi3l9M
— uras (@yaminelamal) June 16, 2026
Cimen me shumë gjasa e komentoi ndeshjen nga studiot në Turqi, por la përshtypjen se nuk ishte përgatitur për skuadrat para ndeshjes dhe as nuk kishte parë se kush ishin gjatë himneve kombëtare. Dukej sikur nuk kishte as idenë më të vogël se kush ishin lojtarët në fushë, përmendte emra disi rastësisht dhe vazhdonte t’i shpikte. Nëse emri i Taremit nuk do të ishte shfaqur në një plan të afërt në ekran, ai nuk do ta kishte kuptuar kurrë gabimin. Ishte pikërisht pamja e afërt e Taremit që e ndihmoi të kuptonte se deri në atë moment kishte gabuar plotësisht.
📌 16.06.2026
Kamuoyuna saygıyla duyurulur. pic.twitter.com/rnYW4VmkSr
— TRT Spor (@trtspor) June 16, 2026
Në rrjetet sociale, videoja e katër minutave të para të komentimit të tij u bë menjëherë virale. Shumë njerëz gjatë natës sinjalizuan transmetuesin për atë që po ndodhte dhe kështu, në orët e para të mëngjesit, TRT mori vendimin përfundimtar, duke rezervuar të drejtën që pas Botërorit të vlerësojë më tej pozicionin e gazetarit. Cimen tani do të merret me programe të tjera që lidhen me Botërorin, por nuk do të komentojë më ndeshje.