Ka nisur këtë mbrëmje protesta e radhës para godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke shënuar ditën e 17-të të mobilizimit qytetar.
Qytetarë të shumtë janë mbledhur sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku po shprehin pakënaqësitë dhe kërkesat e tyre përmes pankartave, thirrjeve dhe fjalimeve publike.
Atmosfera para Kryeministrisë mbetet e qetë, ndërsa pjesëmarrësit vijojnë të qëndrojnë në shesh, duke përsëritur mesazhet e tyre “Rama në burg, Berisha në burg” apo “Rama jepe dorëheqjen”, “Opozitë e shitur…”
Protesta pritet të vijojë edhe në orët në vijim, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje dhe vazhdim të mobilizimit qytetar.
Duke nisur nga dita e nesërme, për shkak të temperaturave, protesta do të fillojë prej orës 19:00.