Shefi i SPAK, Klodian Braho thyen heshtjen pas sekuestrimit të 500 pasurive të bosave të drogës

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, ka reaguar pas operacionit të fundit të institucionit që ai drejto, ku u sekuestruan 150 milionë euro pasuri. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, SPAK ka ndarë reagimin e drejtuesit të institucionit.

“SPAK vijon goditjen e rrjeteve të krimit të organizuar të përfshira në aktivitetin e trafikimit të drogës nga Amerika Latine për në Evropë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, të veprimtarisë së pastrimit të parave dhe të pasurive me origjinë kriminale. Pasuritë me origjinë kriminale dëmtojmë ekonominë e ligjshme, konkurrencën e lirë, veprimtarinë ekonomike të bizneseve që punojnë në mënyrë të ligjshme dhe të ndershme. Ato rrisin forcën ekonomike të krimit të organizuar, përdoren për të financuar veprimtarinë kriminale dhe nuk sjellin asnjë të mirë publike”, thuhet në mesazhin e Brahos.

“Për këtë arsye, pasuritë me origjinë kriminale duhet të sekuestrohen, të konfiskohen, të kalojnë në favor të shtetit dhe të përdoren për qëllime të ligjshme. SPAK garanton se veprimet e tij synojnë vetëm pasuritë me origjinë kriminale dhe pasuritë që lidhen me veprimtarinë kriminale. Në asnjë rast nuk do të cenohen të drejtat e pronësisë dhe të drejtat e tjera reale të personave fizikë dhe personave juridikë që investojnë në veprimtari ekonomike apo në sipërmarrje private mjete monetare dhe pasuri të fituara në mënyrë ligjshme”, thuhet më tej në mesazh.

SPAK ka goditur një tjetër rrjet të dyshuar ndërkombëtar të trafikimit të kokainës dhe pastrimit të parave, duke ekzekutuar masa sigurie për 10 persona dhe duke vendosur sekuestro mbi 491 pasuri me vlerë rreth 150 milionë euro.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top