“Rama jep dorëheqjen”- Sot protesta e 17-të qytetare për largimin e kryeministrit! Sheshet dhe rrugët të mbushura plot

Si çdo ditë edhe sot në orën 18:00 mijëra qytetarë do të mblidhen sërish në protestën e 17-të për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshojnë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për tu stacionuar për disa orë me radhë përpara kryeministrisë. Më pas ashtu siç janë, mijëra persona ‘pushtojnë’ paqësisht rrugët e Tiranës.

Edhe ditën e djeshme qytetarët kërkuan me çdo kusht dorëheqjen e Ramës. Protestuesit deklaruan se do të vijojnë qëndresën deri në realizimin e kërkesave të tyre, duke e cilësuar këtë mobilizim si një reagim qytetar kundër situatës politike dhe ekonomike në vend.

Gjatë tubimit përpara Kryeministrisë, thirrja kryesore e protestuesve ka qenë “Rama jepe dorëheqjen”, e cila tashmë është kthyer në refren të çdo proteste.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top