Mbahet sot seanca në themel në GJKKO për gjyqin e Erion Veliajt

Sot pritet të zhvillohet sot seanca e parë e gjyqit në themel për kryebashkiakun Erion Veliaj në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO). Seanca e fundit e mbajtur më 10 qershor, u shty për shkak të mungesës së disa prej avokatëve mbrojtës të të pandehurve. Veliaj gjithashtu mungoi dhe shkak është mbyllja të kafazin e xhamit. Kryebashkiaku e cilëson mbajtjen në kafaz si të paligjshme, antikushtetuese dhe diskriminuese.

Në seancën e fundit, treshja gjykuese i tha prokurorit të çështjes Ols Dado t’i çojë në qelinë e paraburgimit e mijëra faqe të tjera dokumente Veliajt, i cili gjatë gjithë kësaj kohe ka pretenduar se nuk i janë vënë në dispozicion të gjitha aktet hetimore. Një tjetër kërkesë e Erion Veliajt që vijon të refuzohet nga gjykata është transmetimi live i seancës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top