Kurti arrin në 52 mandate nga votat e diasporës/ Mund të bëjë i vetëm qeverinë

Lëvizjes Vetëvendosje i është shtuar edhe një mandat në Kuvendin e Kosovës teksa vazhdon numërimi i votave të diasporës nga votimi me postë.

Partia e Albin Kurtit ka arritur në 52 mandate pas përditësimit të rezultateve të votave nga KQZ-ja.

Kjo ulëse e re i është marrë Partisë Demokratike të Kosovës, duke e çuar Vetëvendosjen në 52 mandate, nga 48 që mori me nga votat brenda vendit.

Partia Demokratike e Kosovës mbetet me 22 mandate, Lidhja Demokratike e Kosovës me 19, ndërsa Aleanca ka siguruar aktualisht 7 ulëse.

Në bashkëpunim me minoritetet jo-serbe dhe Nenad Rashiqin, Albin Kurti duket se arrin kufirin kushtetues prej 61 votash që kërkohet për formimin e qeverisë së re.

Problem do të jetë sërish zgjedhja e Presidentit të ri që kërkon shumicë të cilësuar në sallë në 2 raundet e para.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve synon të shpallë rezultatet përfundimtare në fund të muajit qershor, e t’i certifikojë ato brenda 6 korrikut.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top