Pas 5 vitesh, Zendaya dhe Tom Holland bëjnë paraqitjen e parë në tapetin e kuq

Zendaya dhe Tom Holland janë shfaqur sërish së bashku në tapetin e kuq për herë të parë pas pesë vitesh, duke nisur turin promovues të filmit të ri “Spider-Man: Brand New Day” në Madrid.

Çifti, për të cilin prej muajsh qarkullojnë zëra se mund të jenë martuar në fshehtësi, u shfaq shumë i afërt gjatë tapetit të kuq.

Zendaya tërhoqi vëmendjen me një fustan elegant të zi, ndërsa Tom u koordinua me të me një kostum të zi dhe një këmishë të kuqe, si një referencë ndaj rolit të tij si Spider-Man.

Herën e fundit që ata pozuan së bashku në një event të tillë ishte gjatë promovimit të “Spider-Man: No Way Home” në vitin 2021, kur konfirmuan publikisht lidhjen e tyre.

Në një intervistë të fundit, Tom tregoi se puna me Zendaya në xhirimet e filmit të ri e ndihmoi të shprehte hapur mendimin e tij për një skenë që, sipas tyre, nuk funksiononte. Pas diskutimeve me regjisorin Destin Daniel Cretton, skena u rishkrua dhe u xhirua sërish.

“Është një shpëtim të kesh pranë dikë që e kupton plotësisht këtë botë,” u shpreh aktori, duke shtuar se nuk mund ta imagjinonte karrierën e tij pa mbështetjen e Zendaya-s.

Përveç ribashkimit si Peter Parker dhe MJ në filmin e ri të Spider-Man, dy aktorët do të shfaqen së bashku edhe në filmin “The Odyssey” të Christopher Nolan.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top