Këngëtari i njohur britanik Ed Sheeran bëri të ditur se synon të marrë një shkëputje nga aktiviteti muzikor, duke theksuar se dëshiron t’i kushtohet më shumë jetës familjare dhe rolit të tij si prind.
35-vjeçari e ndau këtë plan gjatë koncertit hapës të turneut të tij në Amerikën e Veriut, i mbajtur në Arizona, ku u tha fansave se pas përfundimit të turit mund të largohet për një periudhë nga skena.
Ai u shpreh se kjo pauzë do t’i shërbejë për të kaluar më shumë kohë me fëmijët e tij dhe për t’u fokusuar në jetën private, duke falënderuar publikun për mbështetjen e vazhdueshme.
Sheeran, i cili është i martuar me Cherry Seaborn dhe baba i dy fëmijëve, ka marrë edhe më parë pauza të ngjashme nga muzika për arsye familjare dhe personale.