Reagon kompania që do të ndërtojë në Sazan: 4 vite që punojmë për një destinacion të klasit botëror

Kompania që po zhvillon projektin turistik në ishullin e Sazanit ka reaguar publikisht për herë të parë mes debatit dhe protestave që kanë shoqëruar investimin.

Në një postim të publikuar më 12 qershor në platformën X nga faqja e krijuar së fundmi “Sazan Coast”, drejtori i Sazan Real Estate Development LLC, Asher Abehsera, tha se prej katër vitesh po punohet për krijimin e “një destinacioni të klasit botëror në bregdetin shqiptar”.

“Për katër vite kemi punuar për të krijuar një destinacion të klasit botëror në bregdetin shqiptar, të bazuar në dizajn të kujdesshëm, mbrojtje të mjedisit dhe mundësi ekonomike afatgjata”, shkroi Abehsera.

Sipas tij, objektivi i projektit është “të festojë bukurinë natyrore të Shqipërisë, të krijojë vende pune dhe të ndërtojë diçka për të cilën brezat e ardhshëm mund të jenë krenarë”.

Ai shtoi se e ardhmja e projektit “do të përcaktohet përfundimisht nga Shqipëria dhe shqiptarët”.

Deklarata vjen në një moment kur projekti në Sazan dhe Zvërnec po përballet me kundërshtime publike dhe protesta qytetare.

Vetë Abehsera ka mbrojtur edhe më herët projektin. Në një deklaratë për The Guardian, ai tha se fokusi i zhvilluesve mbetet “administrimi i përgjegjshëm, përmirësimi i mjedisit, krijimi i vendeve të punës dhe krijimi i vlerës afatgjatë për komunitetet lokale”, duke shtuar se kompania respekton proceset publike dhe institucionale në vijim.

Edhe Ivanka Trump, e përfshirë në projekt së bashku me bashkëshortin e saj Jared Kushner, e ka cilësuar investimin si një nga projektet më ambicioze të karrierës së saj, ndërsa kryeministri Edi Rama ka deklaruar vazhdimisht se ishulli i Sazanit do të mbetet pronë e shtetit shqiptar dhe nuk do të privatizohet.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top