Deputetja që braktisi Ramën thyen heshtjen me një simbol në rrjetet sociale (FOTO)

Marjana Koçeku apo “neomalësorja” thyen heshtjen një ditë pasi deklaroi se do të ishte deputetet e pavarur dhe jo më pjesë e grupit parlamentar socialist.

Ajo postoi para pak minutash simbolin e protestës, flamingon, çka shpjegon edhe plotësisht pse ajo u largua nga grupi i PS-së në Kuvend, duke u deklaruar deputete e pavarur.

Koçeku, kryesuese e listës së PS në Shkodër në zgjedhjet e vjetshme, plasi dje lajmin bombë të largimit nga Edi Rama gjatë protestës së djeshme. Dorëheqja e saj shkaktoi entuziazëm në protestë, por edhe një furtunë akuzash nga strukturat socialiste në rrjete sociale.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top