Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, tha të hënën se marrëveshja e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, me Iranin nuk e detyron Izraelin, transmeton Gazeta Metro.
“Marrëveshja e Trump nuk na detyron. Izraeli nuk është i varur nga Shtetet e Bashkuara. Ne jemi një vend i pavarur dhe sovran”, tha ai.
Ai shtoi se Izraeli nuk ishte palë në marrëveshje dhe argumentoi se ajo nuk mbronte sigurinë e vendit.
“Ne nuk jemi partnerë në këtë marrëveshje, e cila nuk mbron sigurinë tonë. Ne nuk duhet të tërhiqemi nga asnjë territor [në Liban] që luftëtarët tanë kanë pushtuar”, tha ai.