E tmerrshme: Kolegët nuk ia lidhën litarin dhe e hedhin 45 metra lartësi, vdes 21 vjeçarja

Një grua ra për vdekje pasi stafi dyshohet se harroi të lidhte një litar sigurie përpara se ajo të hidhej me bungee nga një urë në Brazil, transmeton Gazeta Metro.

Maria Eduarda Rodrigues de Freitas u hodh nga Ponte do Esqueleto, e njohur si Ura e Skeleteve, në komunën e Limeira, São Paulo, ndërsa merrte pjesë në një kërcim me bungee të shtunën, më 13 qershor, sipas mediave braziliane G1 dhe Folha de Pernambuco.

Një video e postuar në mediat sociale tregoi momentin kur de Freitas, 21 vjeç, u mbajt nga anëtarët e stafit drejt skajit të urës dhe u hodh përmbys ndërsa mbante një helmetë, sipas mediave.

Pasi ajo ra, një dëshmitar që filmonte tregoi litarin e lënë në tokë dhe bërtiti: “Djema, litari!”

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top