Vajza që u bë fytyra dhe zëri i protestës

Në një kohë kur të gjithë propogandistët e pushtetit po përshkruajnë një protestë kaotike, pa kokë dhe pa ide, më shumë me mllef sesa me aspirata për të ardhmen, Lapsi.al ka përzgjedhur një video, mes shumë të tjerave, për të të kuptuar se sa të qartë janë ata që i prijnë protestës, për mënyrën se si e imagjinojnë Shqipërinë e re. Ajo është Sidorela Vatnikaj, e cila ndër vite ka qenë aktiviste e të gjitha kauzave qytetare, që nga 5 maji e deri kunder faljes se Gjadrit për kamp refugjatësh. Qe per mbrojtjen e burgut të Spaçit e deri në Rrjoll.

Sidorela është aktiviste nga Tirana, e angazhuar prej vitesh kundër privatizimit të pronave publike, gjentrifikimit, korrupsionit dhe politikave që dëmtojnë interesin publik në Shqipëri. Sidorela ka përfunduar studimet master për ekonomi dhe drejtësi.

Edhe në videon që Lapsi.al ka përzgjedhur ajo e di tepër mirë se ç’kërkon nga drejtësia e vendit të saj. Ajo lëshon klithmën “Hetim, hetim hetim” dhe ndoshta kjo përban dhe frikën e Ramës që te këta njerëz që kërkojnë drejtësi shikon makthet e tij me fashistë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top