Video virale: Jason Derulo rrëzohet gjatë koncertit në Londër

Jason Derulo u bë viral pas një incidenti gjatë performancës së tij në festivalin “Capital’s Summertime Ball” në Londër.

Teksa po performonte para mijëra fansave në stadiumin Wembley, 36-vjeçari humbi ekuilibrin dhe u rrëzua në skenë. Megjithatë, falë reflekseve të shpejta, ai arriti të shmangte një rënie të rëndë dhe e kaloi situatën me sportivitet.

Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë artistin duke humbur balancën, por duke përdorur duart për të zbutur rënien dhe për t’u ngritur menjëherë në këmbë.

“Mbijetova”, tha ai me humor para publikut, ndërsa fansat shpërthyen në duartrokitje.

@liamhoey15 Jason Derulo slips @Capital summertime ball 2026 #summertimeball #jasonderulo #capitalfm #wembley #wembleystadium ♬ original sound – Slowmotion Tranquility – Music

Videoja u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, ku shumë fansa vlerësuan reagimin e tij, madje disa e krahasuan mënyrën se si u ul në skenë me lëvizjet e një superheroi.

Më vonë, vetë këngëtari e ripostoi videon në TikTok dhe bëri shaka me situatën.

“Si bie në dashuri me ty çdo herë”, shkroi ai në komente, duke luajtur me fjalët dhe incidentin që tërhoqi vëmendjen e ndjekësve.

Ky moment riktheu gjithashtu në kujtesë një thashethem të famshëm të vitit 2015, kur në internet qarkulloi një foto e një personi që rrëzohej në tapetin e kuq dhe shumë njerëz besuan gabimisht se ishte Jason Derulo. Më vonë u konfirmua se personi në foto nuk ishte ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top