Zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosje shkon në 50 deputetë

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar edhe ulësen e 50-të në Kuvendin e Kosovës, teksa numërimi i votave po vazhdon.

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri tani janë numëruar 2,458 nga 2,691 vendvotime, ku përfshihen edhe ato në përfaqësi diplomatike.

Vetëvendosje ka kaluar mbi 300 mijë vota apo 43.65%. Ka 50 ulëse në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës tani ka 23 ulëse, një më pak se kur kishte në rezultatet paraprake.

Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të ketë 19 ulëse, një më pak se në rezultatet preliminare, kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) tetë ulëse.

Në përfaqësi diplomatike janë numëruar 33 nga 47 vendvotimet./Kosovapress

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top