Seanca plenare u shoqërua me tensione, pas fjalës së deputetit të Partisë Socialiste, Ardit Bido. Pas ky i fundit përfundoi fjalimin e tij, Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka tentuar që të bllokojë foltoren duke mos lejuar Luçiano Boçin të flasë, pasi kërkoi fjalën për replikë.
Shehaj tha se Bido e kishte përmendur dhe për këtë kërkonte që t’i kthente përgjigje, ndërkohë Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, i tha se në dijeninë e tij, Bido nuk e përmendi.
Peleshi: Uluni.
Shehaj: Kush është Adam Smith?
Peleshi: Unë nuk mund ta di që iu referua juve si Smith. Unë nuk e di që jeni Adam Smith. Nga ta gjej!?