Shpërthim tragjik në Kinë, 7 të vdekur dhe 17 të plagosur

Të paktën shtatë persona humbën jetën dhe 17 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi në orët e para të mëngjesit në jug të Kinës. Sipas autoriteteve lokale, ngjarja u regjistrua rreth orës 01:40 me orën lokale në qytetin Xingan, pjesë e rajonit Guangxi, i njohur për burimet minerale dhe aktivitetin bujqësor.

Të plagosurit janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa autoritetet bëjnë me dije se asnjëri prej tyre nuk ndodhet në gjendje kritike.

Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit kanë nisur menjëherë. Autoritetet kanë përjashtuar paraprakisht mundësinë që aksidenti të ketë lidhje me tubacionet e gazit natyror, ndërsa pritet një raport më i detajuar për rrethanat e ngjarjes.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top