Çdo katër vjet, Botërori nuk është vetëm një turne futbolli, por një pikë referimi në kujtesën kolektive, një lloj kalendari emocional që përshkon brezat. Edhe pse Shqipëria nuk është aty, për tifozët mbeten netët e kaluara para televizorit, zgjimet në agim, ndeshjet që kujtohen përgjithmonë së bashku me një vend të caktuar, një person apo një ndjesi. “Ku ishe kur…?” është pyetja që çdo Kupë Bote sjell me vete, sepse përfundon gjithmonë duke u bërë më e madhe se vetë futbolli.
Dhe pikërisht për këtë arsye afrimi i Botërorit 2026 godet ndryshe. Sepse nuk po tregon vetëm pritjen sportive, por edhe një seri tensionesh, pengesash dhe kundërthëniesh që rrezikojnë të errësojnë vetë idenë e një eventi global. Mes vizave të refuzuara, kontrolleve të rrepta, delegacioneve të bllokuara dhe vendimeve të diskutueshme, ndjesia është se kjo Kupë Bote po fillon shumë përpara fishkëllimës së parë dhe jo domosdoshmërisht në mënyrën se si futbolli do të donte ta tregonte veten.
Drejtuesit e FIFA-s dhe organizatorët e turneut, i cili do të zhvillohet për herë të parë në tre vende (SHBA, Kanada dhe Meksikë), kanë folur për vite me radhë për një festë universale të takimit mes popujve dhe kulturave, por realiteti i muajve të fundit përplaset fort me këtë narrativë. Nuk është çështje skemash apo forme fizike, por kontrollesh dhe vendimesh politike që po krijojnë një klimë aspak të këndshme rreth ngjarjes më të bukur dhe më të pritur futbollistike.
😳🐕REGISTRO SUPER ESTRICTO HASTA CON PERROS
Así fue el protocolo de seguridad con la Selección de Uzbekistán previo al amistoso contra Países Bajos en Estados Unidos.🇺🇿 pic.twitter.com/D1SzMEYZcP
— ESPN Centroamérica (@ESPN_CENAM) June 8, 2026
Botërori 2026, mes vizave të refuzuara dhe tensioneve politike
Ditët e fundit është grumbulluar një seri episodesh që, të marra së bashku, krijojnë një tablo të vështirë për t’u injoruar. Futbollisti i Zvicrës, Breel Embolo, u detyrua të priste rishikimin e vizës përpara se t’i bashkohej kombëtares së tij, me një vonesë që ndikoi në përgatitje. Një detaj që vetëm në dukje është teknik, por që tregon se edhe delegacionet europiane nuk janë të imunizuara nga një makineri burokratike gjithnjë e më e ngurtë.
Pastaj është rasti i lojtarit të Irakut, Aymen Hussein, i ndaluar në hyrje të Shteteve të Bashkuara dhe i mbajtur për gati shtatë orë mes pyetjesh dhe verifikimesh. Një episod që tregon një tjetër fytyrë të Botërorit, e cila nuk ka asnjë lidhje me sportin dhe përfshirjen që është përmendur shpesh nga drejtuesit e lartë të FIFA-s dhe të vendit kryesor organizator.

Situata e kombëtares iraniane është edhe më komplekse dhe e bën akoma më të qartë se si është mbërritur në këtë turne. Ditë të tëra të kaluara mes procedurave konsullore në Turqi, hyrje të lejuara vetëm pak para ndeshjeve dhe pesëmbëdhjetë anëtarë të delegacionit të refuzuar. Një pjesëmarrje e reduktuar në minimum, pothuajse e ngjeshur brenda afateve kohore tepër të kufizuara. Në këtë rast sporti duket se po përshtatet me ngjarjet politike dhe kufizimet, më shumë sesa e kundërta.
Mbërritja e Iranit në Meksikë dhe stema #168
Kësaj i shtohet rasti më simbolik nga të gjithë: Omar Abdulkadir Artan, arbitri më i mirë afrikan i vitit 2025, i cili mbërriti deri në Miami me pasaportë diplomatike dhe më pas u refuzua. FIFA konfirmoi se ai nuk do të mund të marrë pjesë në turne. Një Botëror pa një nga arbitrat më të mirë të kontinentit afrikan është tashmë, në vetvete, një kundërthënie e qartë me idenë e universalitetit që futbolli pretendon të mishërojë.
Nuk mungojnë as episodet që përfshijnë kombëtare të tjera: Afrika e Jugut u detyrua të shtyjë mbërritjen për shkak të problemeve me vizat, delegacioni i Senegalit iu nënshtrua kontrolleve të zgjatura në pistë menjëherë pas uljes së avionit, ndërsa kombëtarja e Uzbekistanit u kontrollua me njësi qensh nuhatës në skena që përfunduan në mediat ndërkombëtare. Madje edhe disa tifozë skocezë, megjithëse zotëronin kushtet për të hyrë në SHBA përmes ESTA-s, panë autorizimin e tyre të revokohej në momentin e fundit, ndërsa shumë të tjerë humbën udhëtime dhe rezervime të paguara.
Kësaj i shtohen protestat e mësuesve në Mexico City, të cilat kanë prekur edhe simbolet e Botërorit 2026: disa statuja kushtuar kombëtareve janë rrëzuar dhe djegur, ndërsa sindikata kërcënon me protesta të reja gjatë turneut nëse qeveria nuk pranon kërkesat për paga dhe pensione.
🚨🚨🚨🚨🚨🚨 أمر غريب جدًا!!!!!!!!!!!!!!
لحظة نزول لاعبين السنغال من الطائرة؛ السلطات الأمريكية تقوم بتفتيش لاعبين السنغال بشكل غريب!
😳😳😳😳😳😳😳😳😳😳😳😳 pic.twitter.com/0kQY7lR3hB
— نواف الاسيوي 🇸🇦 (@football_li5) June 8, 2026
Kupa e Botës e Infantinos dhe Trump: shumë politikë, pak futboll
Ky skenar futet në një kontekst politik më të gjerë, të cilin është e pamundur ta injorosh. Marrëdhënia gjithnjë e më e ngushtë mes Gianni Infantino dhe Donald Trump ka kontribuar në zhvendosjen e qendrës së gravitetit të Botërorit, me FIFA-n që duket gjithnjë e më shumë e përfshirë në logjika ekuilibrash politikë dhe marrëdhëniesh pushteti, dhe gjithnjë e më pak e përqendruar te mbrojtja e vetë eventit sportiv dhe aksesueshmëria reale për tifozët dhe pasionantët.
Numri një i FIFA-s pak muaj më parë e nderoi presidentin amerikan me çmimin FIFA për Paqen dhe në javët pasuese Trump u përfshi në disa fronte lufte, duke vënë në siklet shumë drejtues të organizmit që qeveris futbollin botëror. Shumë politikë, shumë diplomaci dhe pak vëmendje ndaj futbollit.
Rezultati është një Kupë Bote që, për momentin, duket se tregon më shumë përjashtime sesa përfshirje. Dhe paradoksi bëhet gjithnjë e më i dukshëm: ndërsa turneu festohet si “më globali i të gjitha kohërave”, rritet ndjesia se jo të gjithë do të kenë të njëjtat kushte për ta përjetuar. Topi do të nisë të rrotullohet më 11 qershor dhe disa gjëra do të harrohen, por ky është një Botëror tashmë thellësisht i shënuar nga ajo që po ndodh jashtë fushës, si në aspektin social ashtu edhe në atë politik.
E dimë shumë mirë se futbolli, në të gjitha nivelet, punon ngushtë me diplomacinë dhe politikën, por ka situata që lidhen me të drejtat sociale, të drejtat e njeriut, të drejtat civile dhe liritë individuale, të cilat ata që mbajnë pozita pushteti nuk mund t’i lënë mënjanë për të qenë pranë “të fuqishmit të radhës”.
Historia e sportit dhe e futbollit, e Botërorëve në veçanti, është plot me episode të tilla dhe, për këtë arsye, kur dikush t’ju thotë “mbajeni politikën larg futbollit”, mund t’i përgjigjeni me elegancë duke i kërkuar që këtë ta thotë fillimisht presidentit të FIFA-s. Më pas, një e nga një, të gjithëve të tjerëve.