CNN ndryshon mesazh: Nga lëvizje për flamingot në protestë antiqeveritare

Gjigandi ndërkombetar i informacionit CNN që po e ndjek hap pas hapi revolucionin e famingove në bulevardin e Tiranës me sa duket ka ndryshuar përcaktim për atë që po ndodh në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet e saj sociale moderatoria që u bë e njohur tek ne pasi zhvilloi një intervistë të tensionuar me Edi Ramën, Isa Soares, ka njoftuar se ajo që deri më tani konsiderohej si një lëvizje për mjedisin është shndërruar në një protestë ati qeveritare.

“Ajo që nisi si një fushatë për të mbrojtur flamingot dhe vijën bregdetare të Shqipërisë, tani është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë. Tani në ditën e 10-të. Pamje të drejtpërdrejta sonte nga Tirana, Shqipëri” ka shkruar ajo.
Televizioni i madh amerikan i ka shpërngulur kamerat në Shqipëri dhe mbrëmë raportimi për protestën zuri vend edhe në emisionin e Anderson Coper.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top