Një 22-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia spanjolle është vënë në pranga në Shëngjin. Mësohet se 22-vjeçari me inicialet O.P ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Sipas Policisë, Gjykata e Ibizës në Spanjë kishte lëshuar më 18 maj 2026 një urdhër arresti ndaj tij, nën dyshimet për veprën penale të “vrasjes së mbetur në tentativë”. Pas arrestimit, autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për ekstradimin e 22-vjeçarit drejt Spanjës, ku do të përballet me akuzat e ngritura nga drejtësia e atij vendi.