Procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, sot seanca në GJKKO

Sot në GJKKO do të mbahet seanca e parë në themel e gjyqit të kryebashkiakut Erion Veliaj, pas ndarjes së çështjes për 11 të pandehur të së njëjtës dosje. Më shumë se 2 muaj e gjysmë, para se çështja të ndahej, GJKKO urdhëroi SPAK-un t’i dorëzonte aktet hetimore Veliajt, por kryebashkiaku nuk ka marrë 24 nga 61 fashikujt e dosjes.

GJKKO pezulloi afatet e paraburgimit për Veliajn, i vetmi që ndodhet në qeli në këtë proces. Veliaj ndodhet në paraburgim që nga shkurti i vitit 2025 për korrupsion, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top