Ushtria izraelite (IDF) ka goditur selinë kryesore të Policisë Detare të Hamasit në zonën e Khan Yunisit, në jug të Rripit të Gazës.
Sipas njoftimit të IDF-së, gjatë sulmit janë vrarë disa persona që vepronin nga ky objekt, përfshirë Ismail al-Lahham, të cilin e identifikon si komandant të një qelize në krahun ushtarak të Hamasit.
Autoritetet izraelite konfirmojnë se objekti ishte përdorur për planifikimin dhe kryerjen e sulmeve kundër forcave izraelite dhe civilëve në Izrael.
“Selia u përdor për të avancuar dhe kryer sulme kundër trupave të IDF-së dhe civilëve izraelitë. Ajo shërbente gjithashtu për përpjekjet e Hamasit për të rindërtuar kapacitetet e tij ushtarake”, thuhet në deklaratën e ushtrisë izraelite.
IDF-ja shtoi se aktivitetet e pretenduara të Hamasit përbënin shkelje të marrëveshjes së armëpushimit.
🎯STRUCK: The main headquarters of Hamas’ Naval Police in the Khan Yunis area.
Several terrorists operating from the site were eliminated, including Ismail al-Lahham, a cell commander in Hamas’ military wing.
The headquarters was used to advance and execute attacks against IDF…
— Israel Defense Forces (@IDF) June 9, 2026