Rama tregon bisedën me një mikun e tij që shkoi në protestë

Edi Rama ka folur për protestat kundër projektit të investimit në Zvërnec, duke theksuar se Shqipëria nuk duhet të humbasë mundësi zhvillimi për shkak të kundërshtimeve që, sipas tij, shpesh ushqehen nga debatet në rrjetet sociale. Nga Shkodra, Rama tregoi edhe një bisedë që kishte zhvilluar me një mik të tij, të njohur në rrjetet sociale, i cili kishte marrë pjesë në protestën kundër projektit.

“Ore, i thashë njërit nga këta që është i njohur: ‘Pse dole? Çfarë ke? Çfarë shqetësimi ke? Hajde mo se ti ke muhabet, më pyet mua’.

– Po jo o burrë se nuk është punë ambienti.

– Po shiko se ata kanë shqetësime.

– Ore ata i kuptoj, po ti çfarë ke?

– Po kam o vlla Instagramin, bëhet nami, si t’i lë?

Këta rrinë dhe dalin me mbledh “like” e komente në Instagram. E kuptoni se ku jemi? Dhe unë nuk dua të them që s’ka arsye me protestu, patjetër që ka, por mbi të gjitha ka arsye për të punu, për të ndërtu, për t’u bashku, sepse dera që na është hapur për të hyrë në atë shtëpi, është një derë që nuk mund ta lejojmë kurrë që ta mbylli njëri apo shqiptari.

Investitori mund të ikë, por e hëngrëm një herë. Iku nga ne dhe shkoi në Tivat, dhe sot duhet të gjëmojmë Malin e Zi”, tha Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top