Drejt fundit falja e gjobave: Çfarë duhet të bëjnë bizneset brenda 30 qershorit

Administrata tatimore ka kujtuar se 30 Qershor 2026 është afati i fundit për dorëzimin e deklaratave tatimore të padorëzuara, me qëllim përfitimin e faljes së gjobave.

Pra bëhet fjalë për deklarata të padorëzuara deri më 31 Dhjetor 2024.

“Tatimpaguesit që kanë deklarata tatimore të padorëzuara për periudha deri më 31.12.2024 kanë kohë deri më 30 Qershor 2026 për t’i dorëzuar dhe për të përfituar nga fshirja e gjobave për mosdeklarim në afat.

Kujdes! Tatimpaguesit që nuk respektojnë afatin ligjor do të humbasin të drejtën për të përfituar nga kjo lehtësi e parashikuar në ligj”, thuhet në njoftim.

Me zbatimin e ligjit “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë”, bizneset, përveç faljes së gjobave për deklarim të vonuar, do të përfitojnë edhe falje të gjobave për një sërë shkeljesh të tjera administrative të vendosura automatikisht deri më 31 dhjetor 2024.

Përfaqësues të Administratës Tatimore, gjatë një takimi me bizneset, kanë sqaruar se ligji për faljen e detyrimeve do të fshijë një sërë gjobash të vendosura automatikisht deri më 31 dhjetor 2024, si ato për pajisjet fiskale, moslëshimin e kuponit tatimor, mosdeklarimet në afat, si edhe gjobat e vendosura nga inspektorët.

Po ashtu, me zbatimin e ligjit do të falen edhe dënimet administrative (gjobat) automatike për mosdeklarim në afat, si dhe dënimet që lidhen me afatet e deklarimit të të punësuarve.

Në listën e gjobave që përfitojnë nga falja përfshihen gjithashtu gjobat për dorëzimin me vonesë të vendimit të ortakut, si dhe ato për dorëzimin e vonuar të pasqyrave financiare për periudhat e llogaritura deri më 31 dhjetor 2024. /Monitor

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top