Aktorja e “Sex and thee City”: Jam kritikuar për ndërhyrjet estetike Elon Musk tallet me Megan Fox pas deklaratës së saj

Elon Musk së fundmi është tallur me Megan Fox pasi aktorja mohoi pretendimet se ajo “i detyroi” djemtë e saj dhe të Brian Austin Green të vishnin “rroba vajzash”.

Pasi Fox e quajti veten një “shtrigë” ndërsa i kundërpërgjigjej Robby Starbuck përmes Instagramit, Musk, postoi të dielën në Twitter se ai “po kërkonte të punësonte një të famshëm të Witchcraft & Propaganda”.

Shumë përdorues të mediave sociale e lidhën postimin e CEO-t të Tesla-s me aktoren e “Jennifer’s Body”, ku dikush i tha atij se Fox ishte “vajza e duhur ” për këtë punë. Kur një tjetër postues në Twitter pretendoi se Megan është “shumë keq në propagandë”, Musk u përgjigj: “Askush nuk është i përsosur”.

Ndërsa Fox ende nuk i është përgjigjur manjatit të biznesit, reagimi i saj ndaj pretendimeve të Starbuck për fëmijët e saj – Noah, 10, Bodhi, 9 dhe Journey 6 – u bë virale. Ish-kandidati i Kongresit Amerikan pretendoi javën e kaluar se ai dëgjoi dy nga të vegjlit duke thënë se ishin detyruar nga nëna e tyre të vishnin rroba vajzash, ndërsa dadoja e tyre u përpoq t’i ngushëllonte”.

Starbuck, pretendoi se kishte jetuar “në të njëjtin komunitet” me familjen e Fox pesë vjet më parë. Fox e sulmoi atë të shtunën për përdorimin e “fëmijëve të saj si levë apo monedhë sociale. Ajo shtoi, “shfrytëzimi i identitetit gjinor i fëmijës sim për të tërhequr vëmendjen në fushatën tuaj politike ju ka vënë në anën e gabuar të universit. Unë jam sulmuar nga burra të pasigurt, narcistë, impotent, të vegjël si ju shumë herë, e megjithatë jam ende këtu.” Green, doli gjithashtu në mbrojtje të ish-gruas së tij, duke i thënë TMZ se pretendimi i Starbuck ishte “absolutisht jo” i vërtetë dhe i motivuar nga dëshira “egoiste”.

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top