Wesley humb Botërorin në miqësoren e fundit të Brazilit: mbrojtësi shpërthen në lot

Brazili humbet një nga lojtarët e tij më pak të zëvendësueshëm për Botërorin e futbollit që do të nisë së shpejti. Mbrojtësi i djathtë i AS Roma, pas një sezoni të madh në skuadrën e Gian Piero Gasperini, pësoi një dëmtim në ijë pak pas fillimit të miqësores së fundit përgatitore të kombëtares braziliane kundër Egjiptit të Mohamed Salah.

Dëmtimi i Wesley gjatë Brazil-Egjipt: del nga fusha në lot
22-vjeçari e kuptoi menjëherë se problemi nuk ishte i thjeshtë: pasi u përkul nga dhimbjet, ai u shoqërua jashtë fushës dhe u zëvendësua në minutën e 17′ nga ish-lojtari i Juventus, Danilo, aktualisht pjesë e Flamengos. Pavarësisht vlerësimit për veteranin që Carlo Ancelotti ka dashur ta ketë me vete për atë që mund të japë në dhomat e zhveshjes dhe në menaxhimin e grupit, është e qartë se në prag të 35 viteve ai nuk mund të garantojë shtysën e vazhdueshme që ofron Wesley.

Në sezonin e fundit me Romën, ai regjistroi 5 gola dhe 2 asiste në 39 ndeshje gjithsej, duke qenë një nga elementët më të besueshëm të skuadrës. Nëse lotët e futbollistit në stol pas zëvendësimit nuk premtojnë asgjë të mirë, edhe më pak optimiste ishin fjalët e një Ancelotti të trishtuar pas ndeshjes: “Është për të ardhur keq të humbasim Wesley, tani duhet të presim rezultatet e ekzaminimeve.”

Mbrojtësi u largua nga stadiumi i Cleveland duke çaluar. Sipas konkluzioneve, Wesley humbi Botëorin dhe Brazili e ka zëvendësuar në listë me Ederson, edhe pse lojtari i ri i United nuk mbulon të njëjtin rol.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top