Sulmet mes Iranit dhe Izraelit, Kallas bën thirrje për negociata

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka bërë thirrje për qetësi pasi Irani dhe Izraeli shkëmbyen sulme, duke vënë në provë një armëpushim të brishtë dhe duke kërcënuar shpresat për një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme.

Ajo bëri thirrje që palët të ulen dhe të negociojnë.

“Brenda natës, kemi parë përsëri përshkallëzim. Mendoj se rajoni nuk ka nevojë për përshkallëzim, por në fakt që palët të ulen në një tryezë negociatash dhe të bien dakord”, tha Kallas.

Irani të dielën lëshoi raketa drejt Izraelit në bombardimin e parë të tillë që kur një armëpushim i brishtë hyri në fuqi në fillim të prillit, duke komplikuar përpjekjet e ndërmjetësimit për një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.

“Pak kohë më parë, sirenat u dëgjuan në disa zona në të gjithë vendin, pas identifikimit të raketave të lëshuara nga Irani drejt Shtetit të Izraelit”, tha ushtria të dielën në një deklaratë.

Ushtria izraelite, IDF ka njoftoi gjithashtu këtë të hënë se identifikoi një valë të re raketash të lëshuara nga Irani drejt Izraelit.

“Sistemet mbrojtëse po veprojnë për të kapur kërcënimin”, tha IDF.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top