Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, Kurti: LVV shënoi fitoren e pestë në shtatë vjet

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë para mbështetësve në Prishtinë pak para mesnatës, duke e cilësuar rezultatin zgjedhor si fitore të partisë së tij. Kurti ka deklaruar se kjo është fitorja e pestë e LVV-së në zgjedhjet parlamentare brenda shtatë vjetësh, duke përmendur fitoret më 2019, 2021, dy herë më 2025 dhe tani më 2026.

Ai theksoi se kjo përbën konfirmim të një dekade qeverisjeje të Lëvizjes Vetëvendosje, duke falënderuar mbështetësit për angazhimin e tyre. Sipas tij, LVV do të vazhdojë të udhëheqë me qeverisje “të mirë dhe demokratike”.

“Ne bëjmë bashkë sigurinë e shtetit dhe kufijve me mirëqenien e qytetarëve. Nuk ka vështirësi që nuk e kemi tejkaluar, sepse tash ka shtet për krejt, e ne jemi krejt për shtet”, ka thënë Kurti, duke përdorur sloganin e partisë.

Ai ka thënë se te LVV-ja qytetarët kanë garanci për mirëqeverisje, ndërsa ka shtuar se partia është e interesuar të punojë, ndryshe nga “blloku opozitar”. Po ashtu, Kurti ka thënë se legjislatura e 11-të duhet të fillojë sa më shpejt dhe ka paralajmëruar takime e bisedime me të gjitha partitë në ditët në vazhdim.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top