LVV feston me fishekzjarrë/ Kurti: Do bisedojmë edhe me opozitën

Kreu i LVV-së Albin Kurt mbajti një fjalim të shkurtër në sheshin qendror të Prishtinës pas daljes së rezultateve paraprake të zgjedhjeve të 7 qershorit ku LVV ka dalë e para me rreth 43% të votave.

Kurti ka shigjetuar partitë opozitare, duke thënë se vetëm ata s’do të dalin nesër në punë, meqë s’ka Kuvend.

“Ajo që i mungon shtetit të Kosovës. Republikës së Kosovës i mungon Kuvendi. Fatkeqëissht blloku opozitar nuk shkojnë në punë. Ne jemi të interesuar që edhe blloku opozitar sa më shpejt të shkojnë në punë”, – ka thënë Kurti.

Ai megjithatë ka paralajmëruar se në javët në vazhdim do t’i kontaktojë, takojë dhe se do të bashkëpunojë me të gjitha partitë politike.

“Në javët në viji,do të komunikojmë e do t’i takojmë, dhe do të bisedojmë me të gjitha subjektet politike”, – tha Kurti.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top