Osmani: Tani LVV s’ka arsye ta refuzojë emrin tim për presidente

Ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila ishte bartëse e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidate e partisë për presidente, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen në zgjedhje, duke e cilësuar rezultatin për LDK-në si fillim të një faze të re për subjektin politik.

Ajo ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka asnjë arsye për ta refuzuar emrin e saj për postin e presidentes.

“Ajo ka mijëra arsye të thotë ‘po’ dhe të gjitha ato janë për interesa të shtetit të Kosovës”, ka thënë Osmani në një konferencë për media, bashkë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ajo ka shtuar se angazhimi i partisë do të përqendrohet që nga dita e nesërme në ndërtimin e institucioneve funksionale dhe në ofrimin e stabilitetit për vendin.

Me numërimin e mbi 97% të votave, LDK-ja ka fituar 17.68%, krahasuar me 13.2% sa ka fituar në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

Osmani ka theksuar se vota e qytetarëve ka ndihmuar në ribalancimin e skenës politike dhe në refuzimin e përçarjeve, duke e cilësuar këtë si një mesazh të qartë për të ardhmen politike të vendit.

“Ky është vetëm hapi i parë drejt ringritjes”, është shprehur Osmani, duke shtuar se LDK-ja do të vazhdojë të forcohet në muajt dhe vitet në vijim. /REL

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top