“Takohemi së shpejti …”/ U nda tragjikisht nga jeta, çfarë shkruante në postimin e fundit Fatjon Bunjaku

Futbolli shqiptar dhe kosovar është zgjuar me një lajm të rëndë. Futbollisti i Elbasanit, Fatjon Bunjaku, ka humbur jetën tragjikisht në një aksident automobilistik që ndodhi pas mesnate në aksin Prishtinë–Mitrovicë.

Vetëm pak ditë më parë, 22-vjeçari kishte ndarë me ndjekësit e tij një mesazh plot optimizëm dhe krenari pas përfundimit të sezonit me fanellën verdheblu. Në postimin e tij të fundit në rrjetet sociale, Bunjaku falënderonte tifozët për mbështetjen e vazhdueshme dhe shprehte entuziazmin për sfidat që e prisnin në arenën europiane.

“Faleminderit për këtë super mbështetje tifozat verdheblu. Do të takohemi së shpejti edhe në arenën europiane”, ishte mesazhi që sot merr një kuptim shumë më të dhimbshëm për familjarët, miqtë, bashkëlojtarët dhe tifozët.

Sulmuesi iu bashkua Elbasanit gjatë verës së kaluar dhe u bë pjesë e një sezoni të suksesshëm, ku skuadra siguroi pjesëmarrjen në kompeticionet europiane. Paralelisht, ai kishte qenë pjesë edhe e përfaqësueses së Kosovës U-21, duke u konsideruar një nga futbollistët premtues të brezit të tij.

Gjatë karrierës së tij, Bunjaku kishte veshur fanellat e disa klubeve në Kosovë, mes tyre Malisheva, Gjilani, Liria dhe Trepça, duke ndërtuar hap pas hapi rrugën drejt afirmimit në futbollin profesionist.

Ndarja e parakohshme nga jeta e Fatjon Bunjakut ka shkaktuar reagime të shumta dhe dhimbje të madhe në komunitetin sportiv. Postimi i tij i fundit, ku fliste për rikthimin në fushë dhe emocionet e Europës, mbetet tashmë një kujtim prekës i një ëndrre që u ndërpre tragjikisht.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top