U deshën më pak se 30 minuta nga nisja e provimit të matematikës që të zhvillohej rituali i përvitshëm i Maturës Shtetërore. Sërish është publikuar një prej varienteve të tezës së provimit në rrjetet sociale.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!E njëjta gjë ndodhi edhe në provimin e anglishtes dhe atë të letërsisë. Ndonëse u tha se kësaj here, ishin marrë masa për të parandaluar këtë fenomen, kjo nuk u arrit. Megjithatë sipas ministres së Arsimit, Evis Kushi, publikimi i tezës nuk ndikon aspak në proces.
Sot më shumë se 30 mijë maturantë i janë nënshtruar provimit të matematikës. Testi i tretë i Maturës Shtetërore nisi në orën 10:00 dhe zgjat 2 orë e 30 minuta.