Rrahja nga Tchouameni ka lënë gjurmë: del video që tregon shenjën në ballin e Valverde

Real Madrid e mbylli kampionatin me një dhomë zhveshjeje të shkatërruar dhe me konflikte të brendshme që përçanë ambientin, duke çuar në shkarkimin e teknikut Arbeloa dhe nisjen e një epoke të re me portugezin José Mourinho, i vetmi që konsiderohet i aftë për të mbledhur copat e këtij katastrofe.

Problemi i fundit i madh për t’u menaxhuar ishte përleshja në dhomat e zhveshjes mes Federico Valverde dhe Aurélien Tchouameni, e shpërthyer në fillim të majit për shkak të një ndërhyrjeje të ashpër gjatë stërvitjes. Uruguaiani pësoi një goditje në kokë dhe përfundoi në spital, por më pas deklaroi se nuk kishte marrë një grusht nga shoku i skuadrës. Versioni i të dyve mbetet i paqartë, por drejtuesit e “Los Blancos” arritën ta qetësojnë situatën duke ndëshkuar të dy protagonistët me një gjobë të rëndë.

Ngjarja u konsiderua e mbyllur me përfundimin e sezonit, por për herë të parë një video ka treguar shenjën në kokën e mesfushorit Valverde. Ajo vihet re në një video të realizuar nga berberi i tij pas prerjes së fundit të flokëve në prag të Botërorit: një shenjë e kuqe, e pamundur për t’u fshehur, pikërisht në ballë, pranë vijës së flokëve.

Valverde ka mbetur me një shenjë pas përplasjes me Tchouameni
Sipas versionit zyrtar të dhënë nga uruguaiani, i cili konfirmoi debatin, ai përfundoi në spital pasi goditi aksidentalisht një tavolinë të vogël, duke pësuar një plagë në kokë. Ai shkoi për të marrë ndihmën mjekësore dhe për të qepur plagën, pa akuzuar asnjëherë francezin Tchouameni se e kishte goditur qëllimisht. Valverde konfirmoi se kishte pasur një konflikt gjatë stërvitjes, si pasojë e lodhjes dhe vështirësive të momentit, por e shfajësoi shokun e skuadrës, duke përgënjeshtruar versionin fillestar të ngjarjes.

Mbi historinë vazhdon të ketë pak qartësi, por në lëkurën e tij ka mbetur ende gjurma e asaj përleshjeje. Shenja u shfaq për herë të parë, ndoshta krejt pa dashje, nga berberi që i preu flokët para fillimit të Botërorit. Ajo mbetet qartësisht e dukshme në ballë dhe ushqen edhe më shumë misterin mbi atë që ndodhi vërtet gjatë asaj stërvitjeje problematike. Është shenja e katastrofës së fundit te Real Madrid, që nga sezoni i ardhshëm do të duhet të hapë një faqe të re për t’u rikthyer në rrugën e suksesit pas dy vitesh pa trofe.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top