Homazhet për Enea Mekollin, xhaxhai i efektivit i drejtohet Presidentit Begaj

Po mbahen këtë të premte homazhet në nder të efektivit Enea Mekolli, 34-vjeçarit që humbi jetën gjatë operacionit për kapjen e një të shumëkërkuari në Lozhan të Maliqit, Violand Braçellarit, një ditë më parë.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Presidenti Bajram Begaj, i cili gjatë takimit me familjarët e të ndjerit, Xhaxhai i Enea Mekollit i bëri apel që shteti të marrë masa ndaj kriminelëve dhe t’i arrestojë ata.

“E latë këtë vend në dorë të kriminelëve. Na mbyllën derën, mos i lini kriminelët. Ka pasur tre herë tentativë për ta arrestuar, duhet të merrni masa, po na vrisni, bëhuni të zotë, e latë këtë vend në dorë të kriminelëve, po sundojnë kriminelët në çdo cep të Shqipërisë. Nuk dominon policia, por dominon krimi. Na fundoset, na çuat në fund. Nuk kishte masa mbrojtëse”, u shpreh ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top