Vijon revolta para Kryeministrisë/ Mbahet sot protesta e 6 qytetare, tubuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Sot është dita e gjashtë e protestës së qytetarëve, ata kundërshtojnë projektin turistik në zonën e mbrojtur në Zvërnec dhe largimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Qytetarë nga zona të ndryshme të vendit kanë paralajmëruar pjesëmarrje në tubimin që do të nisë në orën 18:00 para Kryeministrisë. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, anulimin e projektit të debatueshëm në Zvërnec dhe rishikimin e një sërë vendimesh që, sipas tyre, cenojnë interesin publik.
Prej pesë ditësh me radhë, bulevardi kryesor i Tiranës është kthyer në epiqendrën e protestave, ku qytetarët kanë shprehur kundërshtimin e tyre përmes pankartave, thirrjeve dhe marshimeve.

Protesta nis në orën 18:00 në sheshin Skënderbej.

Një ditë më parë, qytetarët i parashtruan kryeministrit një sërë kërkesash që sipas tyre janë të panegociueshme.

Ata kërkojnë largimin e qeverisë, shfuqizimin e statusit për investitorët strategjikë, shfuqizimin e Paketës së Maleve, anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe për trashëgiminë kulturore shqiptare.

PESË KËRKESAT E PROTESTUESVE:

1 – Dorëheqja e qeverisë

2 – Shfuqizimi i statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë

3 – Shfuqizimi i Paketës së Maleve

4 – Anulimi i ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura

5 – Anulimi i ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore shqiptare.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top